Politike

Projektligji/ Zgjatet mbrojtja nga Garda për Kryeministrin dhe kreun e Kuvendit edhe pas përfundimit të mandateve

8 Dhjetor 2020, 18:40 Nga DOSJA

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Gardës së Republikës, duke zgjatur afatet e ruajtjes fizike dhe të banesave të Kryeministrit dhe të kryetarit të Kuvendit, kur këta të fundit përfundojnë mandatet e tyre.

Në platformën zyrtare të konsultimit publik, projektligjit i mungon relacioni shoqërues dhe kostoja financiare, nëse ka. Megjithatë, gazeta “Si” vëren se me këtë akt synohet që të përcaktohen më me detaje kompetencat, kohëzgjatja, forma dhe mënyra sesi Garda e Republikës kryen ruajtjen e personaliteteve dhe objekteve të tyre.

Në lidhje me kohëzgjatjen, për dallim nga ligji ekzistues, në projektligj propozohet që mbrojtja personale, edhe pas lënies së detyrës për Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin të zgjatet nga tre në katër vite, po aq sa e ka edhe Presidenti i Republikës.

Gjithashtu, projektligji synon që të qartësojë edhe një amulli në interpretimin aktual nëse Garda e Republikës duhet të ruajë fizikisht banesat e Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit pas lënies së detyrës. Në ligjin aktual parashikohet vetëm ruajtja fizike e tyre.

Në propozimin e Ministrisë së Brendshmë, pika 2 e nenit 15 përcakton se banesat e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit ruhen dhe mbrohen si gjatë qëndrimit të tyre në detyrë, ashtu edhe për dy vite pas përfundimit të mandatit.

Një tjetër ndryshim në krahasim me ligjin aktual është ai i gradës së drejtuesi të Gardës së Republikës. Sipas ligjit të 2005-ës, Komandant i Gardës zgjidhej mes radhëve të oficerëve madhorë në Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit. Me propozimin e ri, përcaktohet se drejtori i Gardës zgjidhet vetëm nga radhët e këtij institucioni dhe duhet të ketë gradën “Drejtues i Parë”, ose “Drejtues i Lartë” dhe fill pas zgjedhjes i jepet grada e Drejtuesit Madhor.

Projektligji bën edhe barazvlerësimin e gradave me ligjin ekzistues, ku grada kolonel është e barabartë me gradën “Drejtues i Parë” dhe/ose “Drejtues i Lartë” dhe grada “Gjeneral” barazohet me gradën “Drejtues Madhor”.

Marrë nga: GazetaSi

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ministria e brendshme ministria e brendshme

Sondazh

Poll