Politike

ZYRTARE! Nuk ka më asnjë shans për integrim, komisioneri Varhelyi: S’mund të punojmë për kornizat negociatore me Shqipë

8 Dhjetor 2020, 16:06 Nga DOSJA
ZYRTARE! Nuk ka më asnjë shans për integrim, komisioneri

TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka zyrtarizur dështimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Varhelyi ka marrë pjesë në takimin online me ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian, të cilët kanë thënë “jo-në” përfundimare, duke mbyllur derën për një konferencë të mundshme ndërqeveritare.

Megjithatë sipas komisionerit me planin e investimeve që do të implementohen në Ballkanin Perëndimor ekziston një mundësi që zona të ecë para, duke premtuar që ai dhe kolegët e tij do të vijojnë punën për integrimin e rajonit.

“Të zhgënjyer që nuk mund të ecim përpara në kornizat e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por shpresoj që në një periudhë shumë të shkurtër kohe do të jemi në gjendje ta bëjmë. Ne kemi nevojë për të ‘thyer’ bllokimin shpejt. Kjo është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe për BE. Me metodologjinë e rishikuar dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve ne kemi një dritare unike të mundësive për të çuar rajonin përpara dhe për të dhënë rezultate të prekshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë qëllim,“-shkruan ai.

Ndërkohë që po sot një grup eurodeputetësh kërkuan nga Këshilli i Europës që të punonte për kuadrin negociator për dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si të rrezikshme një “jo” të dytë. Në kërkesën zyrtare ata argumentonin se përse një vendim i tillë ishte i rrezikshëm për ndikimin e Bashkimit Europian në rajon. 

Pasi Komisioni miratoi “paketën e Zgjerimit” në tetor, pritej që Këshilli të shpallte së shpejti datat e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shënuar fillimin zyrtar të negociatave të pranimit. Megjithatë, në nëntor, qeveria bullgare njoftoi se do të vinte veton e Maqedonisë së Veriut bisedimet e hapjes mbi pranimin në BE, duke kërkuar disa ndryshime në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Këshilli Evropian ra dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Mars 2020.

Ndërkohë qeveria shqiptare është justifikuar me faktin e mosplotësimi i vakancave nuk është në dorën e tyre, por është prodhim i Vettingut, proces i shumëtrumpetruar edhe nga ndërkombëtarët. Sa i përket të huajve në Shqipëri, jo më larg se dje ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca kërkuan mbledhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të bërë sërish funksionale Gjykatat më të larta në vend brenda vitit, ashtu siç u premtua edhe nga maxhoranca. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 olivér várhelyi celja e negociatave me be 2020 olivér várhelyi

Sondazh

Poll