Dyshohet se ishte i infektuar me Covid-19, shoferi i ambulancës së spitalit gjendet i vdekur në banesë
8 Dhjetor 2020, 20:51Nga DOSJA
BERAT- Një shofer ambulance në Spitalin Rajonal të Beratit, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 60-vjeçari Shkëlqim Metolli, është gjetur pa jetë në banesë nga të afërmit e tij. Sipas burimeve Metolli kishte disa ditë që ndodhej me raport në shtëpi, për shkak se ishte i sëmurë. Mësohet se para disa ditësh ai kishte shfaqur shenja të Covid-19, ndërsa familjarët i kanë kërkuar që të bëjë tamponin.
Burime bëjnë me dije se gjendja e tij ditët e fundit ësgtë përkeqësuar dhe mbrëmjen e djeshme ai ka humbur jetën për shkak të një arrest kardiak. Burime të brendshme nga Spitali Rajonal i Beratit bëjnë me dije se është kërkuar nga ana e familjarëve ekzaminimi i kufomës për të mësuar nëse ishte i prekur apo jo nga Covid-19.
Shkëlqim Metolli punonte prej 34-vjetësh si shofer ambulance në Spitalin Rajonal të Beratit,ku këtë vit kishte punuar në vijën e parë të luftës kundër Covid-19,duke transportuar çdo ditë të sëmurët në gjendje të rënduar nga Spitali i Beratit drejt spitaleve Covid në Tiranë. 60-vjeçari Shkëlqim Metolli u përcoll sot nga familjarët për në banesën e tij të fundit.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar rihapjen e dy dosjeve të vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005. E ftuar në SYRI TV, Lala tha se ajo ve...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala komentoi në emisionin e Adi Krastës edhe vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.“Ekzekutori është një person me unifor...
TIRANË– Xhaxhai i të ndjerit Klodian Rasha që u vra sot nga një efektiv policie, ka nënkuotuar se mund të ketë hakmarrje.Në një intervistë për “Open”...
TIRANË– SPAK është kthyer pas në kohë sot për të zbardhur ekzekutorët dhe të përfshirët e personave në vrasjen e Klodian Saliut, të njohurit në atë k...
TIRANË- Pas vrasjes së një 25-vjeçari në zonën e Laprakës nga një efektiv policor, Genc Sejko, ka “sfiduar” policinë me anë të një postimi në rrjete...
TIRANË- Pas njoftimit të SPAK se ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, drejtuesin e bandës së Durrësit Lulzim Berishën, nën akuzën se bashkë me anëtarë të ...
TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Vajdin Lamaj, një imazh që për të lindurit e viteve ‘2000, ose pak më herët, nuk është shumë i njohur. I veshur...