Aktualitet

“Gjaku shkon me gjak”/ Xhaxhai i Klodian Rashës lajmëron hakmarrjen për nipin: Jemi pesë vllazën, sherri është i hapu

8 Dhjetor 2020, 20:30 Nga DOSJA
“Gjaku shkon me gjak”/ Xhaxhai i Klodian Rashës lajmëron

TIRANË– Xhaxhai i të ndjerit Klodian Rasha që u vra sot nga një efektiv policie, ka nënkuotuar se mund të ketë hakmarrje.

Në një intervistë për “Open”, Rasha tha se gjaku shkon me gjak dhe se nuk ka rrugë tjetër nëse nuk shikon drejtësi nga ana e autoriteteve.

“Tashi sherri mbetet i hapur. Nuk di çfarë të them. Unë kërkoj dhe ne si familje presim që të bëhet drejtësi. Unë ka pesë vllazën, na është vrarë djali, këtë dimë ne dhe gjaku shkon me gjak. Nuk i dihet kurrë çfarë ndodh nëse në nuk shohim drejtësi,”- tha Rasha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha

Sondazh

Poll