Aktualitet

I penduari Luftar Reçi që zbardhi vrasjen e Saliut dhe të Lamajt, Lala: E kam intervistuar, s’më bindi, ndjeva që po për

8 Dhjetor 2020, 20:48 Nga DOSJA
I penduari Luftar Reçi që zbardhi vrasjen e Saliut dhe të

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar rihapjen e dy dosjeve të vrasjeve të bujshme të ndodhura në vitin 2005. E ftuar në SYRI TV, Lala tha se ajo vetë e ka intervituar Luftar Reçin, por nuk e ka transmetuar sepse nuk e ka bindur.

Lala shtoi se mendonte se Reçi po përdorej dhe për këtë arsye ka vendosur që të mos e publikojë intervistën me të.

“Ky hap i SPAK është një hap domethënës. Emiljano Shullazi është kreu i një grupi kriminal që ndodhet në regjimin e burgut ‘bis’. Ai presupozohet të jetë i dyshuari kryesor për atentatin ndaj Vajdin Lamajt. Në atë kohë shihej si një atentat për shkak të bizneseve që zotëronte. Pikëpyetja ime e madhe lidhet me motivin. Luftar Reçin unë e kam intervistuar, por nuk e kam transmetuar sepse nuk më bindi. Disa emra që më ka dhënë i penduari, nuk më korrelonin me ngjarjen. Kisha një stepje, pasi mendoja se po përdorej. Tani unë duhet t’i kthehem për të parë se çfarë fshihet pas kësaj ngjarje. Në fakt të gjitha dosjet me dëshmitarë të penduar kanë rezultuar të suksesshme. Lul Berisha është dënuar me burgim të përjetshëm bazuar te dëshmia e Adriatik Colit. Nëse kjo dosje do të dështojë, do të ishte një dështim i madh për SPAK,”- tha ajo.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkë me kunatin e tij Plarent Dervishaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames klodiana lala vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll