Aktualitet

Përlotet LIVE Anila Hoxha, gazetarja s’e mban veten teksa flet për 25-vjeçarin e vrarë nga policia

8 Dhjetor 2020, 20:20 Nga DOSJA
Përlotet LIVE Anila Hoxha, gazetarja s’e mban veten teksa flet

TIRANË– Gazetarja e kronikës së zezë Anila Hoxha është përlotur teksa po raportonte Live për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia, Klodian Rashës. Siç shihet në foto, gazetarja nuk ka  mundur të mabjë dot lotët teksa po tregonte detaje për vrasjen e të riut nga policia në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

(f.m/a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane efektivi vret te riun ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 18:33

TIRANË– Lulzim Berisha i shpallur në kërkim ndërkombëtar si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe të Vajdin Lamajt, ka mohuar akuzat. Në një me...