Aktualitet

Vrap nga Don Bosko në Laprakë! Pse e fiku efektivi i “Shqiponjave” kamerën e trupit, zbardhja e VRASJES varet tek “Kupo

8 Dhjetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Vrap nga Don Bosko në Laprakë! Pse e fiku efektivi i

TIRANË– Vrasja e Klodian Rashës ka ngritur në këmbë opinionin publik, pasi 25-vjeçari u vra teksa po tentonte t’i largohej efektivëve të “Shqiponjave”. Një prej tyre e ka ndjekur me vrap nga zona e Don Boskos deri pranë shtëpisë së të riut në Laprakë, dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri. 

Gjatë gjithë kohës, efektivi i Policisë e ka pasur të fikur kameran e tij të trupit, një provë që do të ishte shumë e rëndësishme për të vërtetuar nëse 25-vjeçari ka përbërë vërtetë kërcënim për të, aq sa ta qëllonte për vdekje.

Në mungesë të fjalës së viktimës, procesi hetimor do të bazohet në dëshminë e efektivit dhe një kamere sigurie në zonën e Kupolës. Ajo është e vetmja që ka filmuar ‘aksionin’ e ndjekjes në Tiranë dhe mund të zbardhë ndonjë detaj që do të rezultojë “kyç’ për hetimin. 

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll