Aktualitet

Aksidentohet ambulanca tek ‘Bishti i Zhurit’, shkak shpejtësia. Shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat

8 Dhjetor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Aksidentohet ambulanca tek ‘Bishti i Zhurit’, shkak shpejtësia.

RROGOZHINË– Një ambulancë, e cila po udhëtonte drejt jugut është aksidentuar në zonën e njohur si Bishti i Zhurit. Mjeti është përplasur me bordurat e rrethrrotullimit, megjithatë fatmirësisht nuk ka pasoja të rënda për jetën.

Në autoambulancë bashkë me drejtuesin e mjetit ndodheshin dhe dy infermierët. Dyshohet se ka qënë shpejtësia e madhe dhe lodhja kanë bërë që drejtuesi i automjetit të humbasë kontrollin e mjetit.

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme nga ana e Policisë së Shtetit.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll