Aktualitet

Polici i vrau të birin! Babai i Klodian Rashës e pret keq lajmin, e çojnë në spital në gjendje shoku

8 Dhjetor 2020, 10:41 Nga DOSJA
Polici i vrau të birin! Babai i Klodian Rashës e pret keq lajmin, e

TIRANË– Vrasja e 25-vjeçari Klodian Rasha ka tronditur familjarët e tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se babai i tij e ka përjetuar keq vrasjen e të birit nga efektivi i Policisë dhe është dërguar me urgjencë në spital në gjendje shoku. Nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të moshuarit.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll