Aktualitet

Rruga e mbuluar në gjak! Vendi ku i vra Klodian Rasha, ‘shpresë’ vetëm tek kamerat e një servisi

8 Dhjetor 2020, 10:21 Nga DOSJA
Rruga e mbuluar në gjak! Vendi ku i vra Klodian Rasha,

TIRANË– Pamjet e mëposhtme janë xhiruar nga vendi ku 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv policie i forcave “Shqiponja”. I riu është vrarë pranë një servisi, kamerat e sigurisë të së cilit kanë filmuar gjithçka.


E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll