Aktualitet

Arrestohet një person pasi trasportonte lëndë narkotike, mbante me vete armë sportive pa leje

8 Dhjetor 2020, 10:33 Nga DOSJA
Arrestohet një person pasi trasportonte lëndë narkotike, mbante

BERAT– Një 36 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi posedonte me vete lëndë narkotike. Ai kishte me vete dhe një armë sportive pa leje.

Nga informacionet e marra në rrugë operative ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit K.K., ku gjetën dhe sekuestruan 0.25 gramë lëndë narkotike kokainë, një armë sporive pistoletë.

Njoftimi i policise:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Bie në pranga 1 shtetas që posedonte lëndën narkotike. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë dhe një armë sportive pa leje. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Berat, nga informacionet e marra në rrugë operative ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit K.K., ku gjetën dhe sekuestruan 0.25 gramë lëndë narkotike kokainë, një armë sporive pistoletë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi: K.K., 36 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36 vjecari arrestohet 36 vjecari

Sondazh

Poll