Aktualitet

FOTOT: Dëbora e parë për këtë vit mbulon Llogaranë, s’ka probleme me qarkullimin, KËSHILLA për shoferët

8 Dhjetor 2020, 10:33 Nga DOSJA
FOTOT: Dëbora e parë për këtë vit mbulon

VLORË -Dëbora e parë në këtë sezon dimëror ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë. Siç shihet edhe në foto, bora ka zbardhur të gjithë zonën, e cila frekuentohet edhe në dimër nga turistë të shumtë.

Nisja e reshjeve të dëborës nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, kontraktori ka bërë pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën apel që drejtuesit e mjeteve, që kalojnë Llogaranë, duhet të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisen me goma dimërore.

(d.k./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne llogara llogora debore ne llogara llogora

Sondazh

Poll