Aktualitet

Mori shtëpi nga Berisha për të sharë qeverinë? Ish-oficeri Dritan Zagani hedh në gjyq gazetën italiane ‘Reportage’

8 Dhjetor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Mori shtëpi nga Berisha për të sharë qeverinë?

TIRANË– Ish oficeri i policisë, Dritan Zagani ka paditur gazetën italiane ‘Reportage’. Në një shkrim të bërë në Facebook, Zagani bën të ditur se aty thuhej se ai ka përfituar një banesë nga Sali Berisha, e se ishte i shitur. Ai shkruan se nuk e beson se ish-ministri i Brendshëm do të shkojë në gjyq për akuzën e ngritur ndaj Zaganit kur ishte ministër, apo do t’i shmanget thotë ai, siç ka bërë deri më tani. Sipas Zaganit, media italiane ka shkruar se oficeri ka përfituar një shtëpi nga ish-kryeministri Sali Berisha në këmbim të akuzave drejtuar qeverisë për përfshirjen e policisë në trafikun e drogës.

POSTIMI I PLOTË I ZAGANIT: 

Drejtesia ben dallimin e shtetit nga anti-shteti.Po rrija e mendoja pak per gjyqin qe sapo ka filluar ne gjykatën e shkalles pare Bolognia, pas padisë qe une kam bere nje prej gazetave me te medha ne Itali, rri e mendoj kur do kete edhe te ne drejtesi funksionale bazuar ne ligje e jo me urdher-maliq si në keto vite te mbrapshta me emrin tranzicion qe spo kanë kurrë fund.

Ne pseudo drjtesine tone as nuk filloi çështja fare per shpifjet e baba CARlos dhe Pinokeve te tije, me pretendime absurde te ngritura nga drejtesia jone se gjoja jam person nen gjykim, e kësisoj nuk mund te hetohej kush shpif ndaj meje.Ne Itali, edhe pse nje nga gazetat me te medha dhe ne mbështetje te pushtetit aktual qe drejton, perseri jo qe filloi gjyqi, por do ti dalë fundi shpejt,dhe kush ka shpif apo kush e ka mashtruar gazetën me shpifje e përralla do pergjigjet deri me nje para ligjit.

Se di Saja do paraqitet ne gjyqe seancën e ardhshme, dhe a do kete kuraje te genjej para drejtesise ne Itali ashtu si genjeu gazetaret Italiane gjate intervistes se tije si Minister, apo do perdore edhe ne Itali “shkopin magjik” që ti shmanget drejtesise dhe ligjit ashtu siç ka bere deri me sot me palo – drejtesine e vetuar nga ai dhe shokët e tij ne Albanistanin tone ?!?!?!

Presim e te shohim…Marsi vjen shpejt se bashku me pranverën.Meqe po flas per shpifjen nga gazeta italiane, me foto nga gazeta- prove materiale e gjyqit po ju jap mundesine ta lexoje kush eshte kurioz te dije perse behet fjale. Vetem nje paragraf te vogel kane gabuar gazetaret italiane, dhe aktualisht jane nen gjykim penal, ndersa hale-gazetat tona me kane kushtuar faqe te tera shpifjes dhe as qe pranohet padia ne drejtesine e vetuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani saimir tahiri sali berisha dritan zagani saimir tahiri sali berisha

Sondazh

Poll