Aktualitet

Vrasja e të riut nga efektivi i “Shqiponjave”! Prokurori Ardian Braho përjashton Policinë e Shtetit nga hetimet

8 Dhjetor 2020, 10:30 Nga DOSJA
Vrasja e të riut nga efektivi i “Shqiponjave”! Prokurori Ardian

TIRANË– Policia e Shtetit është përjashtuar nga hetimet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave” pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar.

Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho i ka përjashtuar për shkak të konfliktit të interesit mes palëve, ndërkohë në hetime janë të përfshirë ende ‘agjentët’ e SHÇBA-së.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian braho efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha ardian braho efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll