Aktualitet

‘Shkeli karantinën, doja ta ndaloja’/ Zbardhet deklarata e efektivit të Policisë që vrau me armë 25-vjeçarin: Më kër

8 Dhjetor 2020, 10:17 Nga DOSJA
‘Shkeli karantinën, doja ta ndaloja’/ Zbardhet deklarata e

TIRANË- Zbardhet deklarata e efektivit të Policisë që vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha. Efektivi N.Hadëraj, nga Tepelena është shprehur para efektiëvve të policisë se bashkë me kolegët e tij ishte në patrullim për të ruajtur respektimin e masave anti-COVID, pasi pas orës 22:00 nuk lejohet lëvizja.  Ai pretendon se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore, por 25 vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap dhe më pas ai e ka ndjekur.

“Isha turni i 3 në punë. Pas instruktazhit në komisariat kam nisur patrullimin në zonë për të parë zbatimin e ligjit dhe të masave të vendosura nga Komiteti Teknik. Kam konstatuar në unazë një dalë të ri që sapo na pa u largua me vrap në mënyre të dyshimtë. Kam njoftuar sallën dhe i jam vënë në ndjekje ku herë pas here i kam bërë thirrje të ndalojë. I kërkova ta ndalojë për ta pyetur për arsyen e daljes por ai nuk u bind. Herë pas here kthehej dhe m’u duk sikur më kërcënoi me armë dhe veprova,”– tha polici.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll