Avokati i Popullit reagon pas vrasjes së të riut nga policia: Të zbardhet çështja, hetim i plotë e i gjithanshëm nga orga
8 Dhjetor 2020, 09:42Nga DOSJA
TIRANË– Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me vrasjen e 25 vjecarit që u vra mbrëmjen e djeshme nga efektivi i policisë. Nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e tyre në rrjetin social Facebook, ata kërkojnë që të hetohet sa më parë vrasja e të riut.
Ndër të tjera kërkojnë që ky rast të ndiqet me prioritet në mënyrë që të zbardhet sa më parë për e vërteta. Në fund ata e mbyllin thirrjen e tyre duke deklaruar se e drejta për jetën e cdo njeriu duket të jetë e mbrojtur me ligj.
Njoftimi i plote:
AVOKATI I POPULLIT HETON MBI RASTIN E VRASJES SË NJË TË RIU NGA POLICIA Avokati i Popullit u njoh mëngjesin e sotëm nga mediat me lajmin e vrasjes së një të riu me iniciale K.R, 25 vjeç nga një punonjës i Policisë së Shtetit me armë zjarri. Për hetimin e kësaj ngjarjeje është përfshirë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria. Ndërkohë nga Avokati i Popullit ky rast do të ndiqet me prioritet në vijim, me qëllim zbardhjen sa më shpejt të së vërtetës, duke u kryer një hetim i plotë e i gjithanshëm nga organet kompetente. E drejta për jetën e çdo njeriu duhet të prevalojë në çdo rrethanë e situatë e të mbrohet me ligj!
E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Eurodeputetët i kanë bërë thirrje Këshillit të Europës që të miratojë kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në deklaratën ‘pro’ S...
TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Silva Bino ka njoftuar se...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.Në këtë shkresë janë mbi 10 pyetje se kur ësh...
TIRANË– Detaje të reja po dalin në dritë nga vrasja e 25 vjecarit nga efektivi i policisë.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 25-vjeçari ka patur m...
TIRANË– Xhaxhai i Klodjan Rashës ka dhënë deklaratën e tij para mediave të cilat janë të pranishme në afërsi të banesës së të riut që u vra mbrëmjen e djes...
DURRËS– Një 31 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante lëndë naroktike të llojit kokainë.Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informac...
TIRANË– Vdekja në rrethana ende të paqarta e të riut Klodjan Rashës në kryeqytet po ngre pikëpyetje të mëdha. Ishte efektivi i policisë ai i cili ka qëllua...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, vendi yn...