Aktualitet

20 eurodeputetë kërkesë KE: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë të nisin para fundit të vitit. Shtyrja rrezikon besi

8 Dhjetor 2020, 09:35 Nga DOSJA
20 eurodeputetë kërkesë KE: Negociatat me Shqipërinë

BRUKSEL– Eurodeputetët i kanë bërë thirrje Këshillit të Europës që të miratojë kornizat negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në deklaratën ‘pro’ Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të nënshkruar nga më shumë se 20 eurodeputetë, përfaqësues të grupeve politike nxisin të gjitha palët e përfshira për të gjetur një zgjidhje që për dy vendet të nisin negociatat e pranimit para fundit të viti.

Duke paralajmëruar se bllokimi i bisedimeve rrezikon besueshmërinë e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, eurodeputetët i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të gjejnë një kompromis mbi çështjet dypalëshe në pritje për të shmangur shtyrjen e procesit të pranimit.

Në letrën e dërguar shkruhet se Bullgaria duhet të miratojë hapjen e konferencës ndërqeveritare (IGC) me Maqedoninë e Veriut dhe se kjo e fundit duhet të bëjë çdo përpjekje të mundshme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura. Sipas tyre edhe Shqipëria meriton të shkojë përpara në rrugën e saj drejt pranimit në BE, pasi ka treguar përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse për të reformuar, në veçanti në sektorin e drejtësisë. Ata shtojnë se përpjekja është e nevojshme nga Shqipëria në disa fusha, sidomos në përmbushjen e kushteve të vendosura nga Bundestagu.

Pasi Komisioni miratoi “paketën e Zgjerimit” në tetor, pritej që Këshilli të shpallte së shpejti datat e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke shënuar fillimin zyrtar të negociatave të pranimit. Megjithatë, në nëntor, qeveria bullgare njoftoi se do të vinte veton e Maqedonisë së Veriut bisedimet e hapjes mbi pranimin në BE, duke kërkuar disa ndryshime në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Këshilli Evropian ra dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Mars 2020.

Konferenca e radhës pritej që të mbahej brenda këtij viti por Maqedonia e Veriut ka hasur probleme me Bullgarinë përsa i përket njohjes së historisë së kësaj të fundit nga vendi ynë fqinjë. Ndërsa Shqipëria ka probleme lidhur me ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe mosplotësimin e vakancave të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Gjermani dhe Holanda janë shprehur se vendi ynë nuk është ende gati për të çelur negociatat, megjithatë shtojnë se shumë shpejt diçka e tillë do të ndodhë.

Ndërkohë qeveria shqiptare është justifikuar me faktin e mosplotësimi i vakancave nuk është në dorën e tyre, por është prodhim i Vettingut, proces i shumëtrumpetruar edhe nga ndërkombëtarët. Sa i përket të huajve në Shqipëri, jo më larg se dje ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca kërkuan mbledhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të bërë sërish funksionale Gjykatat më të larta në vend brenda vitit, ashtu siç u premtua edhe nga maxhoranca. 

Marrë dhe përkthyer nga europarl.europa.eu

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet celja e negociatave me be 2020 celja e negociatave me be 2020

Sondazh

Poll