Aktualitet

Detajet nga vrasja e të riut nga efektivi, arma ka rënë gjatë ndjekjes rreth 100 metër larg vendngjarjes

8 Dhjetor 2020, 09:14 Nga DOSJA
Detajet nga vrasja e të riut nga efektivi, arma ka rënë

TIRANË– Detaje të reja po dalin në dritë nga vrasja e 25 vjecarit nga efektivi i policisë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 25-vjeçari ka patur me vete armë, armë e cila i ka rënë gjatë ndjekjes, rreth 100 metër larg vendit ku është vrarë.

Gjithashtu raportohet se SHCBA ka qënë prezente në momentin kur është raportuar ngjarja.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Familja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime lidhur me të riun. Rasha u vra gjatë natës nga një efe...