Aktualitet

E RËNDË/ Polici vret qytetarin në Tiranë, 25-vjeçari shkeli orën policore dhe nuk iu bind urdhërit për të ndaluar! Arre

8 Dhjetor 2020, 06:02 Nga DOSJA
E RËNDË/ Polici vret qytetarin në Tiranë, 25-vjeçari

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, një 25-vjeçar është vrarë gjatë natës nga një efektiv policie. Gjithçka ka ndodhur në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Pas pas mesnatë, patrulla e Policisë ka pikasur një të ri, i identifikuar si Klodian Rasha, që po kryente veprime të dyshimta.

Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e Don Boskos, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap. Në një moment, në ndjekje e sipër dhe vetëm 100 metra larg banesës së tij, i riu është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin dhe u ka drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri. Por ky version është hedhur poshtë më pas nga vetë Policia, duke pretenduar se i riu kishte pasur me vete armë. 

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit shkruhet gjithashtu se efektivi i Policisë, me iniale N.Hadëraj, është ndjerë i kërcënuar nga “arma” dhe se në mungesë ndriçimi nuk e ka dalluar objektin që i ka drejtuar viktima, dhe ka vendosur që ta qëllonte me armën e shërbimit. Si pasojë e qitjes së efektivit, 25-vjeçari mbeti i plagosur në shpatull dhe në kokë, edhe pse dërgua me urgjencë në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Familjarët e 25-vjeçarit kanë hedhur poshtë pretendimet e Policisë, duke pohuar me forcë se Rasha nuk kishte armë zjarri dhe se kishte dalë nga shtëpia rreth orës 22:00 të mbrëmjes për të pirë një kafe.

Por nuk u kthye më në banesë…Ndërsa fqinjët e të riut hedhin poshtë versionin e Policisë se zona nuk kishte ndriçim, duke u shprehur se e gjithë lagjia ka drita. Ndërkohë që prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe nga Policia. Aktualisht efektivi është shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës deri në zbardhjen e çështjes.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivi i Policisë ka qenë pjesë e Komisariatit nr. 5 në Kamëz dhe prej 2 javësh ishte bërë pjesë e togave të “Shqiponjave”. Të njëjtat burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për efektivin Hadëraj, me origjinë nga Tepelena. Gjithashtu mësohet se ai bashkë me kolegët e tij të tjerë nuk i kanë pasur ndezur kamerat e trupit në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe se e gjithë zbardhja e dinamikës do të bëhet nga pamjet që kanë pasur ato të bizneseve përreth. Për të siguruar që ngjarja mos të ketë konflikt interesi, Policia e Shtetit është përjashtuar nga hetimet, ndërsa efektivi është vënë në pranga me arsyetimin se ka tejkaluar kompetencat. 

Por edhe 25-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë e kryeqytetit. Katër vite më parë ai është prangosur për plagosje me dashje dhe për pengmarrje po ende nuk dihen detaje se për cilën ngjarje bëhet fjalë. Megjithatë për të afërmit dhe fqinjët e tij, ai njihej si një djalë joproblematik. Ai është djali i vogël i familjes, e cila nga Puka ishte zhvendosur në Tiranë, dhe se ka 3 vëllezër më të mëdhenj.

Lidhur me vrasjen e tij ka reaguar edhe Avokatit i Popullit, Erinda Ballanca, e cila në një njoftim zyrtar bëjnë thirrje për hetim të çështjes dhe zbardhjen e plotë të gjithë ngjarjes. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha nevaldo hadëraj tirane vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha nevaldo hadëraj tirane vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Familja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime lidhur me të riun. Rasha u vra gjatë natës nga një efe...