Aktualitet

Pistat e vrasjes së 25 vjeçarit në Laprakë/ Policia bie në kontradiktë me vete, raportojnë se i riu kishte dru me vete, e

8 Dhjetor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Pistat e vrasjes së 25 vjeçarit në Laprakë/ Policia bie

TIRANË– Vdekja në rrethana ende të paqarta e të riut Klodjan Rashës në kryeqytet po ngre pikëpyetje të mëdha. Ishte efektivi i policisë ai i cili ka qëlluar mbi 25-vjeçarin pasi dyshohej se kishte armë zjarri me vete e se po kryente veprime të dyshimta në orët e vona të natës. Fillimisht u raportua se i riu nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar ndaj u mor masa ekstreme e plagosjes së tij që rezultoi fatale.

Policia në njoftimin e saj të parë bëri të ditur se i riu kishte me vete një copë dru, që efektivi i policisë e kishte ngatërruar për një armë dhe i trembur kishte qëlluar mbi të riun. Mirëpo së fundmi nga policia është bërë e ditur se i riu i cili është banues në kryeqytet dhe ka precendet të mëparshëm kishte armë me vete, të cilën ia kishte drejtuar efektivit të policisë. Pse ndryshoi versioni? 

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha vritet klodian rasha klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Familja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime lidhur me të riun. Rasha u vra gjatë natës nga një efe...