Aktualitet

Shpërndante kokainë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës, sekuestrohen lëndet narkotike që kishte në banesë

8 Dhjetor 2020, 08:33 Nga DOSJA
Shpërndante kokainë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës,

DURRËS– Një 31 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante lëndë naroktike të llojit kokainë.

Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike.

Njoftimi i policise:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Spring Square”. Sekuestrohen 840 doza heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike që përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike. Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve që disponoheshin nga seksioni për Hetimin e Krimeve se një shtetas kishte sende të kundraligjshme në banesë dhe merrej me veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Spring Square”. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. I., 31 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve se ky shtetas merrej me shpërndarjen e drogave të forta në doza të vogla, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrroll në banesën e shtetasit E. I., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 840 gram, lëndë narkotike heroinë, një sasi lëndë narkotike marijuanë dhe 2 peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31 vjecari ne durres arrestohet 31 vjecari ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Familja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime lidhur me të riun. Rasha u vra gjatë natës nga një efe...