Aktualitet

Theu orën policore! Pse ‘shkeli’ rregullat anti-COVID Klodian Rasha, Policia e ndoqi që nga Don Bosko

8 Dhjetor 2020, 08:10 Nga DOSJA
Theu orën policore! Pse ‘shkeli’ rregullat anti-COVID Klodian

TIRANË– Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga një efektiv policie pak pas mesnate. Por çfarë bënte i riu jashtë në atë orë? Prej disa kohësh në vendin tonë, respektohet ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Është e ndaluar që të dalësh nga shtëpia pas orës 22:00, orar që Rasha e kishte thyer. Sipas burimeve të Dosja.al, Rasha kishte filluar që të ndiqej nga Patrulla që në zonën e Don Boskos deri pranë shtëpisë së tij ku edhe u qëllua për vdekje.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Dhjetor 2020, 07:50

TIRANË– Familja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime lidhur me të riun. Rasha u vra gjatë natës nga një efe...