Aktualitet

8 Dhjetor 2020, 07:50 Nga DOSJA

TIRANË– Familja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime lidhur me të riun. Rasha u vra gjatë natës nga një efektiv i Policisë së Shtetit pasi nuk iu përgjigj thirrjes së tij që të ndalonte. 

Siç duket edhe nga pamjet në banesën e tyre për t’i mbështetur kanë shkuar të afërm e miq të familjes, ndërkohë që trupi i të riut është ende në morg. 

E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(K.M)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll