Aktualitet

Vrasja e Klodjan Rashës, fqinja: Rrinte në lagje se ishte pa punë, po s’shqetësonte njeri

8 Dhjetor 2020, 07:46 Nga DOSJA
Vrasja e Klodjan Rashës, fqinja: Rrinte në lagje se ishte pa

TIRANË– Fqinja e Klodian Rashës ka treguar detaje lidhur me të riun që u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një efektiv policie. Sipas saj, 25-vjeçari ishte një djalë i qetë që nuk shqetësonte asnjë njeri.

Rrinte në lagje, nuk shqetësonte njeri. Ishte djalë shumë i mirë. Ishte i papunë, por nuk ngacmonte njeri,”-u shpreh ajo.


E gjithë ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë. Efektivi i Policisë i mbetur vetëm me 25-vjeçarin Klodian Rasha e ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur për vdekje. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 25-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra. Vetë Policia ka dhënë versione të ndryshme, duke pranuar se nuk kishte armë, deklaratë që e rrëzoi vetë pak më vonë. Prokuroria dhe SHÇBA po ndjekin ngjarjen për të parë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll