Aktualitet

I paditi për shpifje, gazeta Dita sulmon Agron Tufën: Ballist karavidhe, lepurushi në Moskë mburrej në Tiranë me artikuj p

25 Prill 2019, 08:00 Nga DOSJA
I paditi për shpifje, gazeta Dita sulmon Agron Tufën: Ballist

Tiranë– Pas padisë që bëri në Gjykatë, Agron Tufa  ndaj gazetës Dita kjo e fundit e ka sulmuar.

Gazeta Dita ka publikuar një shkrim me titull “Një lepurush në Moskë dhe një sqarim për babanë tim Bejto Faslia” , të Shaqir Vukajt  ku në të theksohet se  Agron Tufa është një ballist karavidhe dhe një lepurush në Moskë që mburrej në Tiranë me artikuj paçavure. Theksohet se Tufa i është shmangur edhe debatit për Kosovën.

Pak ditë më parë kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa,  paditi  në gjykatë Spartak Brahon, Sabit Brokajn, Shaqir Vukajn, Arben Dukën, Fatos Tarifën dhe gazetën Dita duke i akzuar për shpifje.  (lexo këtu)

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinw.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e sherrnajës.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa padia ndaj gazetës dita sulmi i gazetës dita agron tufa padia ndaj gazetës dita sulmi i gazetës dita

Sondazh

Poll