Aktualitet

HARTA LIVE: Moti i keq nga Italia vjen në Shqipëri, shi, dëborë dhe fortunë. Diellin e shohim vetëm në fundjavë

7 Dhjetor 2020, 06:32 Nga DOSJA
HARTA LIVE: Moti i keq nga Italia vjen në Shqipëri, shi,

TIRANË– Shi dhe temperatura të ulëta! Ky është parashikimi i bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për ditën e sotme në vendin tonë. Ditën e sotme, moti i keq do të zhvendoset nga Italia, e cila ka kaluar ditën e djeshme me stuhi. 

Sipas IGJEUM, temperaturat do të variojnë nga 11-15 °C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 11 / 14 °C; ndërsa në vendet malore: 5 / 8 °C. Pavarësisht motit të keq e me shi, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.

Ndërkohë që pjesën më të madhe të vendit do ta mbizotërojnë shirat, nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në veri dhe në zonën juglindore të vendit. Parashikohet që moti i keq të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe të përmirësohet vetëm të premten dhe gjatë fundjavës.

HARTA LIVE:

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit igjeum moti i keq ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 18:57

TIRANË– Indrit Taullai, anëtari i Bandës së Durrësit që u vu në pranga pasditen e sotme në Kosovë, është një person mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare...