Aktualitet

“Po më vdes në auto-ambulancë si kafshë”/ I riu shpërthen në lot tek Sanatariumi për të ëmën, Rama nxjerr mesazhin

6 Dhjetor 2020, 13:25 Nga DOSJA
“Po më vdes në auto-ambulancë si kafshë”/ I riu

TIRANË– Një dëshmi tronditëse vjen nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. I riu tha mes lotësh për gazetarin e ‘Neës24’, Erjon Skëndaj se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende. Me zërin e dridhur, djali tha se nuk mund të shoh nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti.

“Është në makinë. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep. Nuk ka vende të urgjenca. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse ta shoh ashtu duke vdekur?! Jo në makinë si kafsha, se Zoti ia dha jetën. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Elbasani me një mjek specialist, ça bëhet kështu. Këtu as që merret vesh fare asgjë. Këtu është me radhë. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur të lartë. Nuk e di. Se përballonim dot as nga ana ekonomike. Thonë se do rimbursohet. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi. S’ka asnjë rimbursim,”- tha i riu.

Situtata në Sanatorium është alarmante pasi ditën e sotme në ambientet e jashtme po presin në rradhë 7 deri në 8 autoambulanca me pacientë që presin të shtrohen. Këtij denoncimi, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Kreu i qeverisë publikoi mesazhin e një qytetari nga Vlora, Kastriot Karabolli, i cili dëgjohet të thotë se kush ankohet për spitalet duhet të ketë turp. Sipas Karabollit, ai vetë e ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer Covid-19 në spitale dhe nëse kërkonte një pikë ujë, i çonin pesë shishe.

Por kryedemokrati Lulzim Basha nuk mendon kështu. Basha ka ripublikuar pamjet e trishta nga Sanatariumi, teksa bën thirrje për menaxhimin e situatës. Kreu i bluve shton më tej se nuk mund të vazhdohet me propagandë dhe të lihen njerëzit në këtë situatë tragjike.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i te riut tek sanatoriumi koronavirusi ne shqiperi denoncimi i te riut tek sanatoriumi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 16:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregon se si pacientët e infektuar me Covid-19 komunikojnë me familjarët e tyre. Siç ...

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 15:56

TIRANË– Greqia ka ashpërsuar sërish masat. Mësohet se duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpe...