Aktualitet

6 Dhjetor 2020, 18:57 Nga DOSJA

TIRANË– Indrit Taullai, anëtari i Bandës së Durrësit që u vu në pranga pasditen e sotme në Kosovë, është një person mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare. Taualli është vënë në pranga në vitin 2007, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda si pjesë e “Bandës së Durrësit” të drejtuar nga Lulzim Berisha.

45-vjeçari u shpall fajtor për katër akuza, tre vrasje të kryera në bashkëpunim dhe një rrëmbim personi, duke u dënuar me 25 vite burg.  Pas ndjekjes së shkallave të Gjykatës, ky vendim mori formën e prerë në vitin 2012, duke e kyçur Taullain pas hekurave të burgut të sigurisë së lartë. Por vetë anëtari i Bandës së Durrësit nuk qëndroi i qetë. Ai ‘ndërtoi planin e lirisë’ që e fitoi 10 vite pas arrestimit.

Taullai kërkoi lirimin e tij nën argumentin se vuante nga një sëmundje zemre, e njohur si ‘koronari akut’, gjë që i rrezikonte dhe jetën. Gjykata e Apelit në Durrës dhe ajo e Elbasanit e refuzuan lirimin e Taullait nga burgu pavarësisht pretendimeve, por shpresat e anëtarit të bandës së Durrësit nuk u shuan.

Në vitin 2017, Kolegji Penal me relator gjyqtarin Edmond Islamaj kanë pranuar arsyetimin e ekspertëve ligjore se qëndrimi në burg i Taullajt i rrezikon jetën dhe urdhëroi lirimin e tij nga burgu, me zbritjen e 11.5 viteve burg. Gjykata pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht dhe vendosi trajtimin e tij në kushte shtëpiake.  

Sot Taullai ra sërish në pranga, tre vite pasi fitoi lirinë. Ai ndodhej në Prizren në qendrën tregtare Galeria kur u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare. Taullai akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal, gjithsesi pritet që të zbardhen detaje më konkrete për ngjarjes në të cilat mund të jetë përfshirë.

Dosja.al ka sjellë edhe historinë e përplasjeve në bandën famëkeqe të Durrësit, ku disa personazhe të cilët qëndronin me njëri-tjetrin dhe më pas komplotuan për të vrarë njëri-tjetrin. Nga tetori i vitit 1998 deri në vitin 2003, banda e Durrësit ishte e bashkuar dhe dy drejtuesit kryesorë të saj, Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu, i kishin të forcuara lidhjet mes tyre….por nisën përçarjet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ne kosove indrit taullai indrit taullai arrestohet ne kosove indrit taullai indrit taullai

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 16:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregon se si pacientët e infektuar me Covid-19 komunikojnë me familjarët e tyre. Siç ...

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 15:56

TIRANË– Greqia ka ashpërsuar sërish masat. Mësohet se duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpe...