Aktualitet

Xhulio Prela kishte borxhe! Viktima nuk la asnjë gjurmë në telefon dhe ua vështirësoi punën hetuesve, dyshimet për ‘inf

6 Dhjetor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Xhulio Prela kishte borxhe! Viktima nuk la asnjë gjurmë në

TIRANË– Një nga motivet që mund të ketë sjellë ekzekutimin e Xhulio Prelës janë borxhet që kishte i riu. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se një nga pistat ku po hetohet për vrasjen e efektivit të FNSH-së, janë borxhet që ai kishte dhe konfliktet me personin që mund t’i ketë marrë borxh.

Për këtë arsye është kërkuesr edhe sekuestrimi i tabulateve telefonike të 26-vjeçarit. Ajo që është vënë re është se Prela fshinte çdo gjë në celularin e tij duke mos lënë asnjë gjurmë. Një tjetër gjë për të cilin po hetohet është për ‘spiunin’ dhe ‘vëzhguesin’.

Vrasësit dinin më saktësi momentin dhe vendin se ku do ta gjenin Prelën. Kjo gjë ka bërë që grupi hetimor të mendojë se ata kanë pasur një ‘informator të brendshëm’ që ishte i afërt me Prelën. Pas ngjarjes, makina e autorëve është larguar përgjatë superstradës në drejtim të Laçit dhe pa shkuar në Milot janë futur në një rrugë dytësore. Më tej nuk është parë më asgjë prej tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, u vra pas mesnate në Lezhënë zonën e njohur si “Gajush”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 16:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregon se si pacientët e infektuar me Covid-19 komunikojnë me familjarët e tyre. Siç ...

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 15:56

TIRANË– Greqia ka ashpërsuar sërish masat. Mësohet se duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpe...