Aktualitet

Arrestohet në Kosovë Indrit Taullai, anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ u kap në qendrën tregtare në Prizren

6 Dhjetor 2020, 18:30 Nga DOSJA
Arrestohet në Kosovë Indrit Taullai, anëtari i ‘Bandës

KOSOVË– Arrestohet Indrit Taullai, i njohur si anëtari i bandës së Durrësit. Indeksonline shkruan se Taullai është arrestuar në Prizren, në Qendrën Tregtare “Galeria”. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë mesditën e sotme në orën 14:21 minuta.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Taullai është vënë në pranga për llogari të drejtësisë shqiptare, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një organizatë kriminale, por ende nuk dihet saktësisht se në cilën ngjarje është përfshirë konkretisht. Taullai ishte futur më datë 5 dhjetor në Kosovë.

‘Me kërkesë të Interpol Tirana dhe zyrës për bashkëpunim ndërkombëtarë në Kosovë ILECU, sot më date 06 dhjetor 2020, rreth orës 14:21 minuta ne Prizren, është bërë i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit të dyshimtë I. T., i lindur ne vitin 1975. I arrestuari dyshohet për pjesëmarrje në organizate kriminale në Shqipëri. I njëjti ka hyrë në Republikën e Kosovës me date 05 dhjetor 2020’, shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ne kosove indrit taullai indrit taullai arrestohet ne kosove indrit taullai indrit taullai

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 16:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregon se si pacientët e infektuar me Covid-19 komunikojnë me familjarët e tyre. Siç ...

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 15:56

TIRANË– Greqia ka ashpërsuar sërish masat. Mësohet se duke filluar nga dita e nesërme (7 dhjetor), personat që do rezultojnë pozitiv në testet e shpe...