Aktualitet

“Na keni lënë vetëm përballë krimit”/ Lleshaj harton raportin e sigurisë për gjashtë vitet e ardhshme, kërkon angaz

6 Dhjetor 2020, 19:26 Nga DOSJA
“Na keni lënë vetëm përballë krimit”/

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar ndihmën e 61 kryebashkiakëve të Shqipërisë për të luftuar kanabisin, krimet mjedisore, krimet ndaj pronës dhe jetën e deri tek dhuna. 

Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al ku është hartuar strategjia ndërsektoriale për sigurinë në komunitet për 5 vitet e ardhshme (2021-2026), Lleshaj del në përfundimin se Policia e Shtetit është lënë e vetme kundër krimit duke siguruar rend pa ndihmën e bashkive. Në dokumentin e mëposhtëm, shkruhet qartë se Lleshaj kërkon angazhimin e policisë bashkiake, futjen e teknologjisë në patrullime si drone, etj, si dhe zyra policie në çdo bashki.

Në këtë mënyrë, sipas dokumentit që mban emrin e Sandër Leshajt, arrihet koordinimi e kontrolli i territorit. Me anë të këtij raporti, Lleshaj kërkon nga kryetarët e pushtetit lokal dhe 61 bashkive në vend, angazhim konkret në luftën kundër krimit.

“Në kuadër të zhvillimit të vendit dhe agjendës zhvillimore drejt anëtarësimit në BE, është i nevojshëm ndërtimi i një koncepti të ri të shërbimeve të të gjithë aktorëve në lidhjë me sigurinë, i cili synon që të krijojë një marrëdhënie të re ose të përforcojë përgjegjësitë aktuale të të gjithë aktorëve përkatës të tillë si organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, institucionet ligjzbatuese, Policisë së Shtetit si dhe rolit të qytetarëve, komuniteteve, si dhe institucionet e tjera jo qeveritare, duke përfshirë organizatat jo qeveritare, forumet qytetare, bizneset, institucionet fetare, mediet etj. Me fillimin dhe implementimin e procesit të decentralizimit, si dhe konceptit të sigurisë në komunitet, siguria publike tashmë ka pësuar një ridimensionim në mënyrën e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarit. Kjo qasje e re do të materializohet në Strategjinë e re Ndërsektoriale  të Sigurisë në Komunitet, me anë të së cilës siguria në komunitet është përgjegjësi e të gjithë aktorëve përgjegjës në këtë fushë, që aplikohet në mënyrë demokratike dhe në përputhje me standardet dhe eksperiencat më të mira perëndimore.   Ky ridimensionim do të sjellë një gjithëpërfshirje të institucioneve në nivel qendror dhe vendor, të cilat kanë detyrimin ligjor për garantimin e sigurisë në komunitet. Në këtë mënyrë, siguria publike nuk do të jetë më kompetencë vetëm e Policisë së Shtetit, duke shfrytëzuar qasjen e deritanishme vertikale në garantimin e rendit dhe sigurisë, por ky koncept tashmë do të jetë më demokratik dhe në rrafshin horizontal, duke bërë bashkë të gjithë aktorët institucionalë qendrorë dhe vendor,”- shkruhet ndër të tjera në dokument.

Lleshaj kërkon edhe krijimin e një krijimin e një forndi të vecantë për sigurinë në komunitet, që do të kryhet tashmë nga Policia Bashkiake.

“Kërkohet planifikimi i buxhetit bashkiak për çështje që lidhen me sigurinë dhe rendin në komunitete përfshirë çështje që lidhen me emergjencat civile. Vendosja e pajisjeve monitoruese (teknologjike) nga institucionet vendore, për të ndihmuar në identifikimin dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe qytetarëve me rrezikshmëri shoqërore (në bashkërendim me Policinë e Shtetit), nën konceptin e Smart Cities. Rishikimi i rolit dhe përgjegjësive të policisë bashkiake, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator dhe fuqizimin e bashkëpunimit të strukturave të Policisë Bashkiake me strukturat e Policisë së Shtetit,”- thuhet më tej në dokument.

Sipas raportit, kjo masë synohet të realizohet nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të punonjësve, duke ofruar trajnim dhe kualifikime me fokus përmirësimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të zonës policore në Akademisë së Sigurisë. Gjithashtu, marrjen e masave të ndryshme të lidhura me trajnimin e punonjësve të policisë në funksione dhe detyra të ndryshme, si dhe përmirësimin e kurrikulave e ofrimin e trajnimeve periodike për NSPK, patrullën e përgjithshme dhe aktorëve relevantë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

LEXO KËTU RELACIONIN E PLOTË

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet raporti i llesahj per policine bashkiake sander lleshaj raporti i llesahj per policine bashkiake sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 18:57

TIRANË– Indrit Taullai, anëtari i Bandës së Durrësit që u vu në pranga pasditen e sotme në Kosovë, është një person mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare...

Aktualitet 6 Dhjetor 2020, 16:14

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregon se si pacientët e infektuar me Covid-19 komunikojnë me familjarët e tyre. Siç ...