TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku tregon se si pacientët e infektuar me Covid-19 komunikojnë me familjarët e tyre. Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga Manastirliu, pacientët, përmes tabletave komunikojnë me të afërmit e tyre.
Tabletat mbahen në duart e mjekëve dhe me anë të video-telefonatave, flasin me familjarët, në mungesë të vizitave. “O hë mo si dukesh, marshallah je, hë se më mirë do bëhesh more, mirë je po he,”- dëgjohet ndër të tjera në bisedat e tyre.
Statusi i plotë i Ministres Manastirliu: Në situatën e pandemisë në gjithë spitalet Covid, stafet mjekësore veç dedikimit dhe kujdesit profesional për pacientët, janë kujdesur në çdo moment, që të komunikojnë me familjarët për t’i informuar për gjendjen shëndetësore të pacientëve që ndjekin, për çdo pëmirësim apo shqetësim në lidhje me gjendjen shëndetësore të tyre. Veç terapive të mjekimit dhe ndjekjes së gjendjes klinike për çdo pacient, po kujdesemi dhe për mbështetjen emocionale dhe sociale të pacientëve nëpërmjet vendosjes të komunikimit të tyre direkt me familjarët. Kemi vendosur dhe mënyrë tjetër komunikimi, përmes tabletave të posaçme për video-telefonata, për t’ju dhënë zemër dhe mbështetje pacientëve të shtruar në spital me #covid19, nga familjarët e tyre, që presin me padurim të komunikojnë me të afërmit dhe t’i përcjellin dashurinë dhe mbështetjen në këto momente. #KujdesemiMe❤
Bilanci i Covid-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet. Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 16 persona dhe u identifikuan 840 raste të reja. Në total, numri i jetëve të fundit ka shkuar në 905, ndërsa 20 mijë e 466 persona janë të infektuar aktivë. Nga ana tjetër, 21 mijë e 617 qytetarë e kanë fituar betejën me këtë virus të tmerrshëm.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Sa lekë merr ajo , apo 10 si të gjitha?”/ Zbardhen përgjimet në qendrën e masazhit në Don Bosko ku ushtrohej prostitu
TIRANË– GazetaSi ka publikuar një shkrim me përgjimet e punonjësve të qendrës së masazhit në “Don Bosko” ku ushtrohej dhe prostitucion. Në shkrim, dallohet...
16 viktima dhe 840 raste të reja/ Rëndohet bilanci në Shqipëri, shkon në 905 numri i jetëve të humbura, 479 pacientë po
TIRANË– 905 viktima, 20.466 të infektuar aktivë dhe 21.617 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shën...
I bashkohet Elgit Doda, Veliaj tregon 5 prioritetet për të rinjtë gjatë vitit 2021: Karta studentore do të njihet në të g
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kryer një bisedim më disa të rinjë për të diskutuar projetbuxhetin e vitit 2021. Në mbledhje ka marrë p...
TRE PISTAT/ Hesapet e pambyllura të vëllait në Angli, hetuesit shtrijnë ‘tentakulat’ jashtë Shqipërisë për vrasjen e
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me pistat se ku janë fokusuar hetimet për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër,...
Zbardhet pasuria e prokurorit të Tiranës Albert Demirneli, të hënën del përballë KPK-së
Albert Demirneli, prokuror në Prokurorinë e Tiranës do të përballet të hënën më 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet ...
Turku vret turkun në Prishtinë, viktima dhe autori ishin në një makinë, e qëlloi nga sedilja e pasme (FOTO+EMRI))
KOSOVE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ditën e sotme ku një person, shtetas turk është ekzekutuar me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se vras...
Rritja e rasteve të shantazheve online, policia zbulon skemat e përdorura: Shtetas të huaj me emra shqiptarë krijojnë miqë
TIRANË– Policia e Shtetit ka ndarë mesazhin e Njësisë “C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në lidhje me shantazhet që ndodhin online.Në njoftim thuhet se...
‘I shkruajta Trump, nuk mu përgjigj’/ Hetem Ramadani deklaron se ka gjetur kurën kundër COVID, vuri në dijeni pr
TIRANË– Themelues i ‘Health Revolution’, Hetem Ramadani ka deklaruar se ka gjetur kurën e duhur që i shëron njerëzit nga COVID-19.Teksa ka qënë i ftu...
Situata më e rënduar se ditët e tjera! Radhë autoambulancash te “Shefqet Ndroqi”, presin me orë të tëra për akomodim
TIRANË-Situata në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ paraqitet e tensionuar ditën e sotme. Bëhet e ditur se autoambulancat janë në rradhë dhe prej orësh po presim q...