Aktualitet

Super grabitje me vlerë 500 mijë £, shqiptari pranon akuzat, dënohet nga gjykata britanike

24 Prill 2019, 16:33 Nga DOSJA
Super grabitje me vlerë 500 mijë £, shqiptari pranon akuzat,

ANGLI- Një shqiptar i akuzuar për një seri vjedhjesh është duke u përballur me dënimin me vite pas hekurave, pas pranimit të vjedhjes së më shumë se £ 500,000 stoli dhe sendeve me vlerë në një periudhë prej dhjetë vitesh.

Ai doli para gjykatës në Wimbledon, pak ditë më parë, ku u akuzua për 18 vjedhje. Asdrit Kapaj vodhi shuma të konsiderueshme me paund nëpër periferi, lagje të pasura në jug-perëndim të Londrës, madje duke synuar edhe rezidencën e legjendës së tenisit Boris Becker.

Daily mail shkruan se Kapaj, babai i dy fëmijëve,  erdhi në Britani të Madhe pas trazirave në Kosovë, ku kishte një dyqan peshku dhe çipesh në Altrincham, Mançester të Madhe, por u nis për në Londër për të kryer bastisjet e tij gjatë natës.

42 vjeçari Kapaj u kap në vjedhje e sipër ku ishte i pajisur me një palë dorashka dhe një pishtar. Ndërsa, sot pranoi para gjykatës britanike, se fshihej ai pas 21 vjedhjeve dhe dy vjedhjeve të tjera tentuara, duke arritur në një vlerë  rreth 542,000 paund.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 500 mijë £ asdrit kapaj denimi ne angli gjykata wimbledon 500 mijë £ asdrit kapaj denimi ne angli gjykata wimbledon

Sondazh

Poll