Politike

Opozita e re bashkëpunon me PS për Reformën Zgjedhore, nesër votohet drafti i ri

24 Prill 2019, 13:45 Nga DOSJA
Opozita e re bashkëpunon me PS për Reformën Zgjedhore, nesër

TIRANË– Pas ndryshimit të formulës për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, opozita e re ka vendosur që të bashkëpunojë me Partinë Socialiste. Sipas burimeve të Dosja.al bëhet me dije se deputetët e rinj të opozitës do të ulen në tryezë për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Nga ky komision sot është tërhequr Rudina Hajdari dhe në vendin e saj është vendosur deputeti Myzlim Murrizi. Po ashtu bashkëkryetar nuk do të jetë më Oerd Bylykbashi tashmë jashtë Parlamentit, por Korab Lita.

Nga 10 anëtarë që do të ketë ky komision 5 do të jenë të opozitës dhe ata janë: Korab Lita, Myslim Murrizi, Ralf Gjoni, Andi Përmeti dhe Nimet Musai. Ndërkohë që më herët janë mësuar dhe emrat nga Partia Socialiste dhe ata janë: Damian Gjiknuri (kryetar i Komisionit), Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati, Alket Hyseni.

Këto ndryshime pritet të miratohen nesër gjatë seancës plenare, ndërsa drafti parashikon edhe një ‘vëzhgues’ nga Partia Demokratike. Po ashtu në këtë draft përfshihet edhe ndryshimi i sistemit.

 (A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti komisioni i posacem korab lita myslim murrizi ralf gjoni reforma zgjedhore rudina hajdari andi përmeti komisioni i posacem korab lita myslim murrizi ralf gjoni reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll