Politike

“Bindja Demokratike”, Olli: Opozita pa vizion, në PD s’ka meritokraci, pse e krijuam partinë

24 Prill 2019, 11:49 Nga DOSJA
“Bindja Demokratike”, Olli: Opozita pa vizion, në PD s’ka

Tiranë– Lonard Olli, anëtar i bordit të partisë “Bindja Demokratike”  ka deklaruar së fundmi se kjo parti u krijua pasi shqiptarët kanë nevojë për një alternativë ndryshe.

Ai theksoi në “Fax News” se opozita është pa vizion dhe se në PD s’ka meritokraci. Për arsyet pse është krijuar partia e re, ai tha se në PD mendimi ndryshe nuk merrej parasysh dhe kjo ishte arsyeja që demokratët, anëtarët e bordit u larguan nga kjo parti. Më pas lindi edhe ideja për parti të re, që sipas tij nuk ka në fokus interesat personale.

“Opozita e PD-së nuk ka vizion. Ishte momenti për një alternativë ndryshe. Partia jonë nuk është krijuar për mbijetesë.  Për aq kohë sa ne bëhem gjithë përpjekjet tona, u shurdhua komplet çfarëdolloj mendimi ndryshe. Nuk është një lëvizje që ka synim interesa personale. Ne kemi dy momente që janë thelbësore, e ardhmja e familjeve tona. Ne jemi në një moment që në ambientin kur rrimë dëgjojmë:Kur duhet të ikim natën pa hënë dhe me shi. A është kjo zgjidhja? Unë e kam provuar vetë emigracionin, jo mo jo do bëhet ky vend dhe do ta bëjmë shqiptarët.  Ne jemi ai grup që pas zgjedhjeve të 2017 kërkuam një vizion të ri në PD. Kishte mungesë totale e meritokracisë. “, u shpreh Olli.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike leonard olli pd bindja demokratike leonard olli pd

Sondazh

Poll