Politike

Bindja Demokratike/ Nesër mbahet seanca për regjistrimin në Gjykatën e Tiranës

24 Prill 2019, 13:09 Nga DOSJA
Bindja Demokratike/ Nesër mbahet seanca për regjistrimin në

TIRANË- Nesër pritet të zhvillohet seanca për regjistrimin e Partisë Bindja Demokratike në Gjykatën e Tiranës. Ndërsa, mësohet se gjyqtari do të jetë Ervin Pollozhani.

Bindja Demokratike dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për regjistrim. Kryetar i Partisë është Astrit Patozi dhe Partia do të marrë pjesë në zgjedhje. Fabjan Topallaj regjistroi në Komisionin Qendror Zgjedhor aplikimin e “BD-së” për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve.

Partia e Patozit u krijua në një kohë kur opozita ndodhet jashtë parlamentit, dhe fillimisht mediet raportuan se në krye të kësaj partie, do të ishte Rudina Hajdari.

Ditën e djeshme Astrit Patozi zyrtarizoi projektin e tij politik nën siglën e “Bindja Demokratike”. Një një kumt të lëshuar për mediat, BD njofton se nga sot Shqipëria do të ketë një parti opozitare më shumë.

Gjithashtu, BD bën me dije se nismëtarët e kësaj partie, që janë rreth 4 mijë firmëtarë kanë mandatuar një bord të përkohshëm të përbërë nga disa figura të njohura në PD si Arben Skënder, Leonard Olli, Valbona Mezini dhe Fabian Topollaj. Astrit Patozi është komanduar si koordinator i kësaj partie. (Lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike regjistrimi ne gjykaten e tiranes astrit patozi bindja demokratike regjistrimi ne gjykaten e tiranes

Sondazh

Poll