Politike

“Rreth 41 mijë kërkesa në portal”, qytetari: Uji poshtë i turbulluar, qeveria nuk merret me ata poshtë

24 Prill 2019, 10:21 Nga DOSJA
“Rreth 41 mijë kërkesa në portal”, qytetari: Uji

TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme disa raste që kanë gjetur zgjidhje nga portali “Shqiperiaqeduam.al”.

Qytetarët kanë treguar sesi kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre në pak kohë, përkundër pritjes me vite.

Kryeministri u shpreh se deri më tani janë bërë rreth 41 mijë kërkesa për zgjidhje problemi, ndërsa u shpreh se numri i rasteve të zgjidhura po shkon në rreth 30 mijë të tilla.

“Kemi rreth 41 mijë kërkesa nga qytetarët, ndërsa numri po i afrohet 30 mijëshit, numri i rasteve të zgjidhura. Po të marrim parasysh numirn e 30 mijë rasteve të zgjidhura që mund të mos ishin zgjidhur për shkak të mosekzistencës së kësaj platforme. Merre me mend sa afër e kemi çuar komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët”, – tha Rama.

Zenel Bekteshi, një qytetar që ka gjetur zgjidhje në portal u shpreh: “Unë kisha 3 vite që kërkoja zgjidhje për sistemin e kanalizimi. Iu drejtova portalit “qeverisja që duam”, vetëm ajo ma zgjidhi problemin brenda 10 ditëve. Dhe dua të them diçka. Ankohu ankohu më tha ai se kështu do të vazhdos ti, inxhinieri”.

Më tej ai mori në mbrojtje qeverinë ku tha se nuk e ka fajin qeveria për ato gjëra që nuk shkojnë, pasi sipas tij qeveria nuk mund t’i kontrollojë të gjithë.

“Po pse qeveria do të merret me ata poshtë. Uji poshtë i turbulluar”, tha ai.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3o mijë kërkesa të zgjidhura edi rama shqiperia qe duam 3o mijë kërkesa të zgjidhura edi rama shqiperia qe duam

Sondazh

Poll