Politike

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Basha është zënë“mat”, t’i kthehet jetës parlamentare

24 Prill 2019, 09:47 Nga DOSJA
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Basha

Tiranë-  Anëtari i i Këshillit Kombëtar të PD-së, Genti Malko ka deklaruar së fundmi se  Lulzim Basha ka vetëm një rrugë për të shpëtuar PD-në, t’i kthehet jetës parlamentare.

Malko theksoi  në ” A2 CNN” se Lulzim Basha në mënyrë absolute, do të jetë i detyruar të bëjë kompromis.

Sigurisht që do të ketë lëvizje të reja dhe kështu do të çmontohet copë-copë. Ky është një proces që zgjat 6 muaj, një vit, apo dy vite deri sa të finalizohet.Zoti Basha, në bindjen time, është zënë mat. Ka ikur shumë larg me atë që ka bërë. Ka vetëm një rrugë, nëse do të mendojë mirë për të shpëtuar partinë: t’i kthehet jetës parlamentare me deputetët e rinj që janë në parlament. Në fund, janë të gjithë njerëzit që i ka vendosur vetë. Sigurisht që nuk është lista më e mirë. Të ulet, me kosto personal, por për të mirën e vendit dhe të PD, të diskutojë kushtet për të hyrë në një palë zgjedhje që të garantojë zgjedhjet. Nëse ne do ishim në rregull, Rama nuk rri asnjë javë. Basha, në mënyrë absolute, do të jetë i detyruar të bëjë kompromis. Nëse nuk hyn në zgjedhje, rrezikon ta çosh PD në fund, pasi do të ketë të tjerë që do të marrin pjesë në zgjedhje. Kam informacione se ka kandidatë që do të shkojnë në zgjedhje. Po hyri në zgjedhje, shpëton partinë, por jo fytyrën e tij.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike genti malko lulzim basah zgjedhjet e 30 qershorit genti malko lulzim basah zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll