Politike

Ndryshon formula për Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputeti i Patozit pjesë e tij

24 Prill 2019, 12:03 Nga DOSJA
Ndryshon formula për Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputeti i

TIRANË- Kuvendi do të ndryshojë formulën për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ku nga 18 anëtarë tashmë do të tkurret në 10 të tillë.

Burime thanë për Dosja.al se anëtarët e komisionit nga Partia Socailiste do të jenë: Damian Gjiknuri (kryetar i Komisionit), Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati, Alket Hyseni, ndërsa nga opozita do të jenë Rudina Hajdari dhe Andi Permeti. Ky i fundit ende nuk është betuar në Kuvend.

Këto ndryshime pritet të miratohen nesër, ndërsa drafti parashikon edhe një ‘vëzhgues’ nga Partia Demokratike. Po ashtu në këtë draft përfshihet edhe ndryshimi i sistemit.

Kujtojmë se më herët në një prononcim për mediet, deputeti Ralf Gjoni u shpreh se duhen bërë ndryshime të menjëhershme në Kodin Zgjedhor. Ai kërkoi bashkëpunm për ndryshimin e sistemit, ndërsa tha se do të kërkohet një debat kombëtar për këtë të fundit. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti komisioni i reformës zgjedhore] andi përmeti komisioni i reformës zgjedhore]

Sondazh

Poll