Politike

Blerina Gjylameti nis fushatën… krah ish-kryetarit të dënuar të komunës së Kasharit (FOTO)

24 Prill 2019, 13:25 Nga DOSJA
Blerina Gjylameti nis fushatën… krah ish-kryetarit të

TIRANË- Kryetarja e degës së Partisë Socialiste në Tiranë, Blerina Gjylameti ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Kështu, Gjylameti ka qenë sot në Kashar, ku ka vizituar një familje të cilës i ka prezantuar alternativën e PS në këto zgjedhje.

Dhe siç e do zakoni, Gjylameti është pritur në Kashar nga të “Zotët e shtëpisë”.

Kryesocialistja e Tiranës shihet në fotot e shpërndara zyrtarisht nga ish-kryetari i komunës së Kasharit, Alfred Sula.

Sula, një ish-i dënuar nga gjykata për falsifikim dokumentesh në 2007-ën shfaqet sërish në komunën e Kasharit, në një bastion të njohur të demokratëve, në prag të zgjedhjeve.

Sula është denoncuar kohë më parë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, që ka dalë me Gjylametin, por duket se ky nuk ka qenë një shqetësim për deputeten socialiste.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alfred sula blerina gjylameti dekriminalizimi fushata elektorale alfred sula blerina gjylameti dekriminalizimi fushata elektorale

Sondazh

Poll