Aktualitet

Grabitja në Rinas, Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg 3 të arrestuarit (EMRAT)

24 Prill 2019, 09:52 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Gjykata e Krimeve të Rënda lë në

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e “arrest me burg” për 3 të arrestuarit për grabitjen në Rinas.

Saimir Çela, Oltion Veseli dhe Renaldo Sula kanë mohuar akuzat lidhur me grabitjen e 6.7 milionë eurove më 9 prill në Rinas, në seancën gjyqësore e cila zgjati për rreth 2 orë dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura nën masa të forta sigurie.

Ndërkohë që i arrestuari tjetër, Alkond Bengasi ka rrëfyer para prokurorëve të gjithë dijeninë e tij për grabitjen, duke pretenduar që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Zbulohet identiteti i gruas që ndihmoi grupin të largohej, duke shpërqëndruar policinë.

Ditën e djeshme, gjykata e la në burg Bengasin, ndërsa në Qafë-Thanë u arrestua Elton Pikli.

Pikli po kthehej nga Bullgaria në momentin e arrestimit, dhe akuzohet se ishte personi që hyri në pistën e aeroportit të Rinasit.

Tre të arrestuarit u prangosën bashkë me Alkond Bengasin 2 ditë më parë. Ata akuzohen se janë bashkëpunëtorë në grabitjen spektakolare në Rinas, ku rreth 2 javë më parë u grabitën rreth 6.7 milionë euro.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas masat e sigurise oltjan veseli rendaldo sula saimir çela grabitja ne rinas masat e sigurise oltjan veseli rendaldo sula saimir çela

Sondazh

Poll