Aktualitet

“Nuk mbushej dot me frymë”, bashkëshorti tregon momentet e fundit të Rexhinës

24 Prill 2019, 09:50 Nga DOSJA
“Nuk mbushej dot me frymë”, bashkëshorti tregon momentet e

ELBASAN– Bashkëshorti i 25-vjeçares e cila vdiq pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, është shprehur se Rexhina u ka thënë mjekëve se nuk mbushej dot me frymë.

Teksa ndodhet në protestë me familjarët që mbajnë edhe foshnjën në krahë, përpara Gjykatës së Elbasanit, Algert Debrova ka treguar se mjekët nuk i kanë kushtuar rëndësi Rexhinës dhe kanë vazhduar punën e tyre të qetë.

I tronditur ai thotë se mjeku anestezist i ka bërë thjesht gjilpërën, të shoqës së tij të ndjerë dhe më pas është larguar nga salla.

Rexhina u tha mjekëve se nuk po mbushej dot me frymë. Mjekët vazhduan të qetë. Anestezisti i bëri gjilëpërën dhe u largua nga salla. Është ndjekur me mjek gjatë shtatzënisë,”- shprehet ai.

Debrova dhe familjarë e rexhinës ndodhen ditën e sotme në protestë përpara Gjykatës së Elbasanit. Sot pritet të jepen masat për 4 mjekët e arrestuar një ditë më parë, për pakujdesi ndaj 25-vjeçares Rexhina Debrova.

Rexhina ndërroi jetë një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Sipas ekspertziës, 25-vjeçarja vdiq si pasojë e koagulimit, mpiksja e gjakut në vena.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet algert debrova elbasan rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes algert debrova elbasan rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes

Sondazh

Poll