Aktualitet

‘Zbërthehet’ Alkond Bengasi para hetuesve: Takova Klement Çalën, Admiri ishte me “dajën”, hëngrëm drekë…

24 Prill 2019, 09:37 Nga DOSJA
‘Zbërthehet’ Alkond Bengasi para hetuesve: Takova Klement

TIRANË– Zbardhet dëshmia e njëri prej grabitësve të Rinasit. Alkond Bengasi ka treguar para hetuesve detaje nga grabitja në Rinas, por edhe njohjen e tij me Admir Muratajn dhe Klement Çalën.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bengasi ka thënë se fillimisht ka takuar dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala dhe më pas është prezantuar me Admir Muratajn.

Në dëshminë e tij, Bengasi ka treguar si mori furgonat markë Chevroletë dhe më pas i modifikoi me logot e hetimit tatimor.

Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qënë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani. Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova. Një prej tyre e therrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”. Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Chevrolet, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje.

Alkond Bengasi është kushëriri i Klement Calës, të kërkuarit kryesor për grabitjen në Rinas. Bengasi u prangos 2 ditë më parë bashkë me 3 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë sot para gjykatës, Saimir Cela, Oltjon Veseli dhe Renaldo Sula.

Bengasi pranoi dje të bëhej bashkëpunëtor i drejtësië duke treguar të gjithë dinamikën që ndodhi në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u morën rreth 6.7 milionë euro.

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alkond bengasi grabitja ne rinas klement cala alkond bengasi grabitja ne rinas klement cala

Sondazh

Poll