Aktualitet

Me foshnjën në krahë, protestojnë familjarët e 25-vjeçares që vdiq gjatë lindjes: Nuk i dhanë ndihmë

24 Prill 2019, 09:24 Nga DOSJA
Me foshnjën në krahë, protestojnë familjarët e

Tiranë- Familjarët  e 25-vjeçares, Rexhina Debrovës, në Elbasan që humbi jetën gjatë lindjes janë ngritur sot në protestë para gjykatës së Elbasanit.  Me foshnjën në duar, e veshur me të zeza nëna e saj dhe familjarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e vajzës së re.

Të përlotur ata akuzojnë mjekët se neglizhuan gjatë procesit të lindjes. Burri i saj shprehet se gruaja e tij kërkoi ndihmë por mjekët nuk i dhanë.

“Ku do të shkojnë? Na i filmuan, na sollën telefonin, më pas goca vdiq. Ka kërkuar ndihmë goca. Nuk ja dhanë. Bëni punën siç duhet dhe ju, jo lajme të rreme, se edhe ju do të keni gra për të lindur, keni fëmijë. Përfituan në këtë rast këta kriminelë”, u shpreh burri i saj.

Sot në gjykatë pritet të jepet masa e sigurisë për dy mjekët e arrestuar që asistuan gjatë lindjes.

Për vdekjen e 25-vjeçares Rexhina Dobrova, në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet se vdekja e saj ka ardhur nga koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashet deri sa thahet përfundimisht në vena.  “Për pasoje nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, thuhet në ekpertizë.

Dy ditë më parë 25-vjeçarja humbi jetën tragjikisht në spital pasi lindi foshnjën e saj me operacion. Mjekët e spitalit thanë  se u bënë ekzaminimet para lindjes, por jo vizita e zemrës.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familjarët në protestë nëna me foshnjën në krahë rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes familjarët në protestë nëna me foshnjën në krahë rexhina debrova vdekja e 25 vjecares pas lindjes

Sondazh

Poll