Aktualitet

Mediat italiane nxjerrin detaje për shqiptarin e arrestuar për terrorizëm, Bledar Ibrahimi mbante nofkën ‘profesori’, ki

24 Prill 2019, 09:34 Nga DOSJA
Mediat italiane nxjerrin detaje për shqiptarin e arrestuar për

ITALI- Policia shqiptare e mori atë dje në mëngjes në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij në Elbasan, një qytet pranë qendrës së Shqipërisë, më pak se 50 kilometra larg Tiranës.
Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, i njohur me nofkën “Profesori”, pasi në vitin 2013 shkoi në Kajro në Egjipt, për të marrë mësime në xhaminë Al Haramain, ku u afrua me ekstremistët islamikë. Dalëngadalë ai u kthye në një terrorist me bindje të theksuara radikale. Për të mbështetur shtetin islamik ISIS, ai jetoi në Itali në Via Don Arturo Piazza, deri në mars 2015, kur karabinierët e kthyen në Tiranë, pasi dyshohet se kishte marrë një porosi për të organizuar një shpërthim.

Hetimet për të nisën në momentin kur ai u kthye në Shqipëri, pasi karabinierët gjetën në shtëpinë e tij 6 celularë, llogari Skype, 2 kompjutera, kamera dixhitale, etj.
“Profesori” në fakt nuk ishte kontakti i vetëm në social media me terroristët e njohur si Gulia Maria Sergo, Artab Farook, pasi ai solli në këtë rrjet edhe të tjerë persona.
Në telefonin e tij, në mars të 2014-ës, ai ka komunikuar me disa shtetasë turq, ndërsa në Facebook kishte 2 profile të ndryshme, Yahya Ibrahimi dhe Yahya al Muhajer).
Gjatë hetimeve, Bledari është dëgjuar teksa flet me nënën e tij, dhe thotë se do të rikhehet në Itali për të bërë një sulm kamikaze.

Ai u arrestua dje në Elbasan dhe pritet që brenda disa ditësh të ekstradohet në Itali.

(F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 28-vjeçari shqiptar arrestohet për terrorizëm bledar ibrahimi 28-vjeçari shqiptar arrestohet për terrorizëm bledar ibrahimi

Sondazh

Poll