Ekonomi

Deri më tani 4 viktima, ISHP: Vendi nuk është në epidemi, AH1N1 është grip sezonal

12 Shkurt 2019, 12:29 Nga DOSJA
Deri më tani 4 viktima, ISHP: Vendi nuk është në epidemi,

TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik në një deklaratë ka informuar lidhur me situatën e gripit në vendin tonë.

Sipas ISHP-së, vendi nuk është në epidemi, por ka intensitet të lartë të gripit duke ritheksuar se virusi AH1N1 është grip sezonal.

ISHP thekson edhe njëherë, se AH1N1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk; punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.

Deklarata e plotë e ISHP:

Lidhur me situatën e gripit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije për qytetarët se vendi nuk ndodhet në epidemi, por ka aktivitet me intensitet të lartë të gripit.
Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute respiratore të sipërme dhe të poshtme në Shqipëri ashtu si edhe në vendet e Rajonit apo më tej vendet Europiane mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A, nëntipi A/H1 pdm09.
Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të Real-Time RT PCR. Nga testimi i tyre nga 1 Janari deri në 11 shkurt janë identifikuar 329 persona të prekur me virusin A të gripit, nga të cilat: 231 (70.2%) viruse janë nëntipi A/H1pdm09 , 20 (6.1%) viruse nëntipi A/H3 dhe 78 (23.7%) viruse tipi A – nëntipizimi është në proces.
Në javën 05 të vitit 2019 vërehet një trend në rritje i numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 10% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
ISHP thekson edhe njëherë, se AH1N1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk; punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, personat me diabet, personat me azëm apo sëmundje pulmonare, personat me sëmundje kardiake, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë.
Instituti i Shëndetiti Publik fton të gjithë qytetarët të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtij institucioni ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orientim për periudhën e sezonit të gripit.

Katër ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi viktimën  e 4-t nga gripi që përmban virusin AH1N1. Dosja.al mëson se viktima e fundit, një 75-vjeçare nga Lushnja nuk ka qenë e vaksinuar me vaksinën antigrip. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale gripi i derrit gripi ne shqiperi instituti i shëndetit publik virusi ah1n1 gripi i derrit gripi ne shqiperi instituti i shëndetit publik virusi ah1n1

Sondazh

Poll

Ekonomi 11 Shkurt 2019, 18:30

Nga Enver Hoxha tek BERZH, vendi po betonizohet

Duket se dita- ditës njerzit po ndihen të kërcënuar. Atributet për kërcënim mund t’ja referojmë edhe  hidroenergjisë tashmë. BERZH-i dhe Societet Generale...

Ekonomi 10 Shkurt 2019, 18:37

Paga në dy bordero: Ligji i pashkruar i punësimit

Informaliteti zë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë shqiptare, madje sipas ekspertëve, konkurron edhe ekonominë formale. Në një studim të fundit, të Organ...