Ekonomi

Zgjedhjet lokale 2019/ KQZ ndan ‘tortën’ për partitë politike, ‘s’ngelet’ pa gjë as Tom Doshi

11 Shkurt 2019, 15:54 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale 2019/ KQZ ndan ‘tortën’ për partitë

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpërndajë fondet përkatëse për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 30 qershor 2019.

Mësohet se buxheti i Shtetit parashtron në total një shumë prej 190 milionë lekësh të vjetra, ku pjesën më të madhe të tortës e marrin dy partitë kryesore, PD dhe PS.

PS do të marrë 86 milionë lekë, ndërsa PD do të marrë 82 milionë lekë.

Partia e tretë në ranga vendi, Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë rreth 27 milionë lekë të reja, ndërsa PDIU do të marrë 10 milionë.

Nuk ngelet pa fonde as Partia Social Demokrate që do të përftojë rreth 7 milionë lekë.

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 30 qershor 2019, dhe pritet që të rizgjidhen të gjithë kryetarët e bashkive në çdo bashki të vendit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi fondet per fushate partite politike psd tom doshi zgjedhjet lokale 2019 fondet per fushate partite politike psd tom doshi zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll

Ekonomi 10 Shkurt 2019, 18:37

Paga në dy bordero: Ligji i pashkruar i punësimit

Informaliteti zë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë shqiptare, madje sipas ekspertëve, konkurron edhe ekonominë formale. Në një studim të fundit, të Organ...