Ekonomi

Basha me biznesmenët në Vlorë: Do anulojmë PPP e dhëna nëpër paradhoma

11 Shkurt 2019, 14:56 Nga DOSJA
Basha me biznesmenët në Vlorë: Do anulojmë PPP e dhëna

VLORË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në Vlorë ku ka takuar biznesmenë të këtij qyteti.

Në fjalën e tij para biznesmenëve, Basha tha se PD kur të marrë pushtetin do të anulojë të gjitha kontratat me Partneritet-Publik-Privat që janë dhëna në paradhomat e partive.

“Për të parën kemi propozuar platformën tonë antimafia për oligarkinë. Nuk mundet askush, sado kohë të ketë qenë në paradhomat e Partisë Demokratike dhe tani në paradhomat e PS, të vijë dhe të marrë tendera nga 200-300 milionë euro pa studim fizibiliteti, pas asgjë fare. 5 individë dhe koorporatat e tyre kanë lidhur sot duart e buxhetit të shtetit me 2.9 miliardë euro PPP, që nuk e dimë çfarë vlere do t’i sjellin ekonomisë. Të gjitha këto kontrata do të anulohen dhe çdo cent publik, që janë paratë tuaja, që kanë ndërruar duar, do të rikthehet tek arka e shtetit”-tha Basha.

Basha prezantoi përfaqësuesit e bizneseve me platformën ekonomike të Partisë Demokratike, si dhe iu bëri thirrje që të bëhen pjesë e protestës së opozitës më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi basha ne vlore biznesmenet e vlores lulzim basha protesta e opozites basha ne vlore biznesmenet e vlores lulzim basha protesta e opozites

Sondazh

Poll

Ekonomi 10 Shkurt 2019, 18:37

Paga në dy bordero: Ligji i pashkruar i punësimit

Informaliteti zë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë shqiptare, madje sipas ekspertëve, konkurron edhe ekonominë formale. Në një studim të fundit, të Organ...