Ekonomi

Manastirliu: Rritet numri i grave familjare, përfituese të ndihmës ekonomike

11 Shkurt 2019, 14:16 Nga DOSJA
Manastirliu: Rritet numri i grave familjare, përfituese të

Gjatë dëgjesës në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se 60.052 familje, ose mbi 93% e familjeve aplikuese përfitojnë sot nga skema e ndihmës ekonomike. Skema e re hoqi pagesat e pjesshme, duke e dyfishuar masën e ndihmës ekonomike

“Skema e re e ndihmës ekonomike po mbështet gratë kryefamiljare dhe kategoritë më në nevojë, duke larguar një herë e mirë abuzuesit nga skema e ndihmës ekonomike”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë dëgjesës në komisionin e Shëndetësisë në Kuvend. Mbi 34% më shumë gra kryefamiljare përfituan nga skema e ndihmës ekonomike në Dhjetor 2018, krahasuar me fillimin e vitit 2018.

Duke u ndalur tek skema e vjetër, e cila nuk kishte asnjë mekanizëm për të kapur abuzimet, Manastirliu tha se sot skema e ndihmës ekonomike nuk ka më kritere përjashtuese dhe nuk mund të përdoret për përfitime politike.

Kjo skeme e re ju dha mundësinë 18,730 familjeve të aplikonin për herë të parë në skemë, vetëm me heqjen e kritereve përjashtuese”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi se, 60.052 familje, ose mbi 93% e familjeve aplikuese përfitojnë sot nga skema e ndihmës ekonomike.  Sipas Manastirliut,  skema e re e ndihmës ekonomike hoqi pagesat e pjesshme, duke e dyfishuar masën e ndihmës ekonomike.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale ministria e shendetesise dhe e mbrojtjes sociale ogerta manastirliu ministria e shendetesise dhe e mbrojtjes sociale ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Ekonomi 10 Shkurt 2019, 18:37

Paga në dy bordero: Ligji i pashkruar i punësimit

Informaliteti zë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë shqiptare, madje sipas ekspertëve, konkurron edhe ekonominë formale. Në një studim të fundit, të Organ...