Ekonomi

Nga Enver Hoxha tek BERZH, vendi po betonizohet

11 Shkurt 2019, 18:30 Nga DOSJA
Nga Enver Hoxha tek BERZH, vendi po betonizohet

Duket se dita- ditës njerzit po ndihen të kërcënuar. Atributet për kërcënim mund t’ja referojmë edhe  hidroenergjisë tashmë. BERZH-i dhe Societet Generale janë duke sponsorizuar në masë të madhe ndërtimin e mbi 300 hidrocentraleve duke u bërë kështu pasardhës të denjë të Enver Hoxhës.

Me një ide deri diku të çuditëshme diktatori e betonizoi vendin me 750000 bunker të cilët tani më po zbërthehen për skrap.

Qeveria shqipëtare e inkurajuar nga investitorët e huaj është duke bërë po të njëjtën gjë si ish-diktatori jonë.

Investimi i radhës për betonizim i takonë Tërnovës. Në këtë rast kompania nuk mendon as të respektojë natyrë dhe as njerzit. Investitori ka harruar të marr masat e duhura anti-erozion duke e kthyer gjithë kodrën në një seri të çarash të cilat për banorët e zonës janë bërë shumë shqetësuese.

Ndërkohë që në disa fshatra banorët janë ngritur në protesta duke pasur frikë që hidrocentrali të ndërprësë ujin që banorët e përdorin për vaditje.

Duket se Inspektoriati i Pyjeve ka reaguar kundrejtë kësaj cështjë, me gjobitje por për BERZH pak rëndësi ka.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale berzh-i betonizim hidroenergjisë inspektoriati i pyjeve berzh-i betonizim hidroenergjisë inspektoriati i pyjeve

Sondazh

Poll

Ekonomi 10 Shkurt 2019, 18:37

Paga në dy bordero: Ligji i pashkruar i punësimit

Informaliteti zë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë shqiptare, madje sipas ekspertëve, konkurron edhe ekonominë formale. Në një studim të fundit, të Organ...